SHPËRNDAJE

Dy aksidente zinxhirë me të lënduar rëndë ndodhën të martën (13 nëntor) në pjesën e vjetër të autostradës pranë Banjës së Bujanocit, njofton policia, transmeton presheva.com.

E para ndodhi rreth orës 7 në mëngjes dhe e dyta një ore më vonë, ku morën pjesë 9 vetura.

Është dyshuar se përplasja ndodhi për shkak të mjegullës në atë pjesë të rrugës që shkon nga Bujanoci për Srpska Kuca.

Policia thotë se kundër atyre që janë përgjegjës do të paraqiten kallxime penale. /presheva.com/