10.7 C
Presevo, Serbia
23.11.2020
Ballina Lajme Dy diplomatë iranianë shpallen persona të padëshiruar në Shqipëri

Dy diplomatë iranianë shpallen persona të padëshiruar në Shqipëri

SHPËRNDAJE

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka vendosur, që përfaqësuesit diplomatikë të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri, Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini Alast, të shpallen persona të padëshirueshëm.

Sipas njoftimit, kjo për shkak të zhvillimit të veprimtarisë në mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.

Dy përfaqësueseve të Republikës Islamike të Iranit ju është kërkuar largimi i menjëhershëm nga territori i Republikës së Shqipërisë.