SHPËRNDAJE

Huuntelar

Sulmuesi i Schalkes, Klaas-Jan Huntelaar, ka thënë se dy golat realizuar nuk ishin në shenjë hakmarrjeje ndaj Real Madridit.
Klaas-Jan Huntelaar ishte hero i Schalkes në fitoren ndaj Real Madridit 3:4, në Santiago Bernabeu, në kuadër të fazës eliminuese të Ligës së Kampionëve.

Reprezentuesi holandez shënoi dy gola në ndeshjen e mbrëmshme ndaj ish skuadrës, nga cila u largua në vitin 2009 në drejtim të Milanit.

Por, ish sulmuesi i AJAX-it dhe Heerenveenit thotë se dy golat e realizuar nuk i shënoi në shenjë hakmarrjeje ndaj Real Madridit.

“ Dy golat e mi nuk ishin ndonjë lloj hakmarrjeje për Real Madridin. Mua më pëlqen të luaj në Bernabeu, pasi është stadiumi më i mirë në botë”, ka deklaruar Huntelaar për Goal.com.

Por, holandezi ka thënë se ishte zhgënjyese për ta eliminimi nga Liga e Kmapionëve, edhe pse arritën ta fitojnë ndeshjen në Bernabeu.