SHPËRNDAJE

Tre persona nga Bujanoci janë gjobitur për kundërvajtje me gjobë nga 50,000 dinarë secili për lëvizje në vend publik gjatë orës policore prej 17-05h, ka bërë të ditur policia e Vranjës.

Dy të dënuarit janë nga 19 vjeç dhe njëri 39. Edhe një qytetarë nga Vranja është dënuar me gjobë prej 50,000 dinarë për shkak të mosrrespektimit të orës policore.

Sipas njoftimit të policisë së Vranjës, edhe pjestarët e policisë në Preshevë kanë qenë të angazhuar në këtë drejtim.

Policia e Preshevës ka arrestuar personin me iniciale D.N. lindur më (1967) dhe N.N. lindur më (1991) nga rrethina e qytetit, për shkak të dyshimit se ata kanë kryer veprën penale të mosrespektimit të rregullave shëndetësore gjatë periudhës së epidemisë.

Gjatë kontrollit, policia nuk i ka gjetur në adresën shtëpiake, me çka e kanë shkelur masën e vetizolimit.

Të dyshuarit janë dërguar në Prokurorinë Themelore Publike në Vranjë në bazë të kallzimit penal.

Gjykatësi i procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Bujanoc i ka shqiptuar dënimin në paraburgim deri në 30 ditë./presheva.com/