SHPËRNDAJE

Dy vjetori i themelimit të OJQ “Forumi Rinor Rahovica” u shënua me manifestim tradicional ku të pranishëm ishin personalitete të ndryshme.

Në këtë solemnitet myasfir special ishte edhe Prof.dr.Nexhmedin Spahiu i cili kishte relizuar një bashkëbisedim me të pranishmit.

Nga pushteti lokal i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Preshevës,Shqiprim Arifi i cili ka përshëndetur punën që kanë realizuar Forumi Rinor Rahovica.

Angazhimin e këtijë forumi e kanë përshëndetur në fjalimet e tyre dhe Vehbi Rexhepi, kryetar i Bashkësisë Lokale Rahovicë dhe Agim Mustafa, kryetar i Fondit humanitar Rahovica në Zvicër.

Ndërsa Kryetari i OJQ “Forumi Rinor Rahovica”, Leutrim Asllani ka falemderuar bashkëpunëtorët e tijë për punën që kanë bërë gjatë kësaj periudhe kohore.

Në këtë ceremoni u nda edhe mirënjohje për Elma Limanin lidhur me kontributin e dhënë në kohën kur ishte koordinatore e departamentit të femrës pranë FRR-së.

Për të pranishmit u publikua edhe një dokumentar i shkurtës që ka të bëjë me forumin dhe një program kulturo artistik./presheeva.com/