SHPËRNDAJE

Paulo Dybala e ka vlerësuar lartë veprimin e Lionel Messit që t’i dhurojë varësen e dorës që sjell fat në ndeshjen që e fituan të shtunën mbrëma ndaj Kilit.

Ylli i Juventusit shënoi gol në fitoren për vendin e tretë në Kupën e Amerikës ndaj kilianëve, derisa rezultati përfundimtar ishte 2-1. Pas ndeshjes, 25-vjeçari ka folur për veprimin e pesë herë fituesit të Topit të Artë që t’ia dhurojë atij varësen e kuqe fatsjellëse.

“Messi ma dha para ndeshjes varësen e kuqe që sjell fat dhe kështu e shënova golin e parë në fanellën e Argjentinës, kështu që funksionon”, ka thënë sulmuesi argjentinas para gazetarëve.

Nuk është hera e parë që Messi bën një veprim të tillë për bashkëlojtarët, sidomos për lojtarët që  kanë kaluar nëpër një formë të dobët.

Ylli i Barcelonës e ka bërë të njëjtën gjë edhe për Philippe Coutinhon, duke i dhënë varësen e kuqe në sezonin e kaluar.