SHPËRNDAJE

Numri i të infektuarve me virusin korona në komunën e Bujanocit ka arritur në 21 persona, ndërsa ky mund të mos jetë numri përfundimtarë pasi që në familjen ku është konfirmuar rasti i fundit ka edhe anëtarë të tjerë me simptome të ngjajshme.

Sipas burimeve të presheva.com, bëhet fjalë për një mashkull nga fshati Llopardincë komuna e Bujanocit, ku një mashkull tashmë zyrtarisht ka dalë pozitiv me Covid-19.

I njeti burim flet se edhe bashkëshortja e personit të infektuar ka shfaqur simptoma të ngjajshme e cila pret për rezultatin, ndërsa është mësuar se së shpejti e gjith familja do ti nënshtrohet testit dhe mbetet të shihet nëse ka edhe të infektuar të tjerë në këtë familje.

Shtabi Qeveritarë i Krizave kundër virusit korona, tashmë ka propozuar masat e reja të cilat pritet të miratohen në njërën nga seancat e parlamentit, ndërsa masa e grumbullimit deri në 500 persona në vende të mbyllura publike nga e premtja ka hyrë në fuqi./presheva.com/