SHPËRNDAJE
selective focus of scientist holding sample with coronavirus test lettering near test tubes isolated on white

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se sot janë konfirmuar edhe 32 raste të reja me coronavirus, duke çuar kështu në 763 numrin e personave të infektuar në Kosovë.

IKSHPK po ashtu njofton se sot është shëruar një person.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 166 raste.

Sipas njoftimit, sot janë testuar 297 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.