SHPËRNDAJE

Në Manifestimin qendror në Prishtinë, me rastin e 20 vjetorit të hyrjes së NATO-s në Kosovë, ku merrnin pjesë liderë politikë dhe institucional, nga Kosova e Shqipëria, si dhe diplomat nga rajoni, duke llogaritur edhe Ish presidentin Bill Cllinton dhe sekretaren Madeleine Albright, të cilët evokuan kujtime nga e shkuara dhe dhanë mesazhe për të ardhmen.

Këtë eveniment të lartë përvjetori e përcollën edhe përfaqësues nga Lugina e Preshevës, në mesin e të cilëve ishte edhe drejtoresha e Shoqatës së Gazetarëve “Etika”, Ardita Behluli, e cila pati rastin dhe kënaqësinë të takohet me Ish presidentin Bill Cllinton, ish presidentin e Kroacisë Stipe Mesiq dhe Ministrin e punëve të jashtme të Kosovës Behgjet Pacolli dhe shumë personalitete të tjera nga Kosova dhe rajoni./presheva.com/