SHPËRNDAJE

Siç ka mësuar prsheva.com nga burimet e sigurta edhe rajoni i Jugut të Sërbisë është në gjendje gadishmërie në 72 orët e ardhsme nga mundësia e lëkundjeve të tokës edhe në këtë pjesë.

Shtabet për situata të jashtëzakonshme të komunave të këtij rajoni kanë marrë paralajmërime urgjente nga qendra për mbajtjen e mbledhjeve të jashtëzakonshme lidhur me njoftimin e popullatës në rast të termetit se si duhet të veprojnë.

Termetet e fuqishme që goditën Shqipërinë duke lënë edhe viktima, si dhe Bosnjën dhe Hercegovinën por edhe disa pjesë të Sërbisë kanë mobilizuar të gjitha Shtabet emergjente që të jenë në gjendje gadishmërie.

Lutet popullata e këtij rajoni që brenda 72 orëve të ardhshme të jetë më e koncentruar dhe pa panikë të përcjellë çdo informatë të dobishme nga persona kompetent.

Në rast termeti:

(Në rast tërmeti, largimi nga vendet që janë me rrezik brenda dhome, siç janë objekte të varura për mure mund të shkaktojnë pasoja në njerëz, jo përdorimi i ashensorëve, larg zjarrit apo mjeteve me zjarre, pasi të ndalen dridhjet në mënyrë të organizuar dhe të sigurt pa panik të largohen nga objekti në një vend më të sigurt, sepse çdo herë pas një tërmeti mund të ndodhin pasgoditje që janë me rrezik të madh.

Duhet t’u ndihmohet familjeve me fëmijë të vegjël dhe të moshuarve që në mënyrë të sigurt të dalin nga objektet, të komunikojnë njëri me tjetrin deri sa të janë të sigurt që nuk ka mbetur askush brenda objektit.

Nuk guxon të bëhet kthimi në ndërtesë nëse ka plasaritje, pa pëlqimin e organeve kompetente, deri sa ata ta vlerësojnë se nuk ka rrezik)

/presheva.com/