SHPËRNDAJE

Çdo vit i ri shkollorë apo gjysëmvjetorë për nxënësit shqiptarë në Luginë të Preshevës po fillon me brengën e kahmotshme e cila tashmë pothuajse është bërë rutinë në përshkollat shqipe.

Problemi i mungesës së teksteve shkollore pas një “zhurme” nga komptetentët u hesht sikur mos të ketë ekzistuar fare, andaj edhe ky gjysëmvjetorë si duket nuk do të na sjellë risi në këtë drejtim.

Veç kësaj, shkollat shqipe po përballen edhe me rënien e numrit të nxënësve, shuarjen e paraleleve e cila për pasojë ka edhe tepricën teknologjike të personelit arsimorë.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa asnjëherë nuk ka heshtur së deklaruari se, sigurimi i teksteve është pjesë e betejës për arsim cilësor parën këtij institucioni, por rezultatet konkrete edhe në këtë fillim të gjysëmvjetorit po mungojnë.

“Së shpejti, Këshilli Kombëtar Shqiptar do t’i sigurojë tekstet për shkollat fillore nga Republika e Shqipërisë, në bashkërendim me Ministritë e Arsimit të Shqipërisë dhe të Serbisë dhe me bashkëpunimin e bashkësisë ndërkombëtare.

Kjo do të hapë edhe mundësinë për shkollat e mesme”, ka thënë Mustafa, në shtatorë të vitit të kaluar. Nga ana tjetër gjysëmvjetori i dytë pritet të fillojë të hënën, ndërkohë që nxënësit do të vazhdojnë me problemet e vjetra.

Naser Zahiri ushtrues detyre i drejtorit të shkollës fillore “Muharrem Kadriu“ në Tërrnoc është i dëshpëruar në këtë drejtim. “Sa i përket teksteve shkollore asgjë konkrete nuk ka në këtë drejtim, kryetari i KNSH-së Ragmi Mustafa gjatë një takimi që kemi patur kohë më parë ka premtuar se të gjitha shkollat do të furnizohen me tekste me vlerë, por asgjë konkrete nuk është bërë në këtë drejtim, ndërsa nxënësit do të vazhdojnë me të vjetrën”.

Sipas Zahirit, Ministria e Arsimit e Sërbisë me vonesë i ka dërguar një numër të vogël të teksteve të cilat nuk kanë mundur të përdoren për shkak se nxënësit vetëm se janë paisur me tekste siç kanë mundur, dhe ato do të shpërndahen vitn tjetër shkollorë.

Sipas drejtorit, tekstet që janë sjellë nga ministria në numër jo të mjaftueshëm janë, gj. Angleze, Matematika, një libër me fotografi dhe Bota reth nesh, por që nuk kanë mundur ti shpërndahen nxënësve sepse nuk ka mjaftueshëm./presheva.com/