SHPËRNDAJE

Faton Xhemaili, futbollist nga Bilaçi, komuna e Bujanocit i cili momentalisht luan për ekipin Radnik nga Surdulica, ka marrë ftesën për të luajtur për kombëtare shqiptare për lojtarët deri 21 vjet (U21), përcjell presheva.com.

Fatoni me 15 tetor ka mbushur 20 vjet dhe nga Majnci i Gjermanisë ka ardhë të luaj për super Ligën e Serbisë.

“Më vjen mirë që do të veshi fanellën e Shqipërisë dhe është nder për mua që nga Radniku të shkoj kaq larg. I faleminderoj të gjithë bashkëlojtarët dhe klubin që më kanë dhënë përkrahje të plotë” ka thënë Fatoni.

Fatoni është mbrojtës i krahut të majtë. /presheva.com/