SHPËRNDAJE

Dr Branislav Tiodorovic deklaroi se detyra kryesore, kur të kalojë vala e parë e epidemisë, është të punojë në parandalimin dhe që të gjithë t’i përmbahen masave të përcaktuara.
Ai tha se dy masa janë thelbësore – mbajtja e pajisjeve mbrojtese në shoqëri dhe mbajtja e distancës, dhe në kushtet e reja duhet të shtojmë aktivitet fizik dhe të qëndrojmë në ajër të pastër, përcjell presheva.com.

Sipas tij, është mirë që parqet si dhe zonat përgjatë lumit të jenë të hapura, sepse ajri i pastër dhe ecja janë të nevojshme nga të gjithë, posaçërisht pas izolimit, në çdo kohë duke u distancuar fizikisht nga njëri-tjetri dhe të mbajnë masa mbrojtje.

Gjithashtu është mirë që njerëzit ngadalë kthehen në punët e tyre, por është e domosdoshme që ata fizikisht të distancohen nga njëri-tjetri në çdo kohë dhe të veshin mbrojtje.

“Numrat janë optimistë, por ne nuk duhet t’i lejojmë ato të na mashtrojnë, të qetësohemi dhe të veprojnë sikur që ishte si më parë. Nuk do të jetë edhe një kohë të gjatë njësoj siç ishte kur jetuam para epidemisë,” tha Tiodorovic./presheva.com/