SHPËRNDAJE

Të hënën është gjetur një trup i pajetë pranë lumit në mes fshatrave Llofcë dhe Burnicë të Gjilanit, njofton policia në raportin 24-orësh

Rasti ka ndodhur mesditën e së hënës, ndërkaq policia bën të ditur se trupi i pajetë që është gjetur është identifikuar nga familjarët dhe është personi i cili ishtë raportuar i zhdukur nga data 24 mars.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe FSK-ja, të cilët e kanë tërhequr trupin e pajetë.

Po ashtu bëhet e ditur se trupi i pajetë është dërguar në Prishtinë për obduksion.