SHPËRNDAJE

Intelektualët shqiptarë të sferave të ndryshme pohojnë se populli shqiptarë në Maqedoni, duhet të solidarizohet me bashkëbomasit shqiptarë të Kosovës dhe ti bojkotojë prodhimet e Serbisë.

Sipas tyre, bojkotimi ndaj produkteve të Serbisë është akt patriotik, dhe ai duhet të fillojë nga ana e importuesve dhe transportuesve të mallrave, po edhe nga vet shteti Kosovar, i cili me një strategji të mirë do u jepte përparësi produkteve vendore.

Përfaqësuesi i shoqatës, Eco-Guerila, Arianit Xhaferi, thotë se përveç momentit patriotik. Ky akt sjell mirësi mjedisore po edhe sociale.

“Do të ishte shumë më e mirë nëse banorët e Maqedonisë do blenin produkte vendore edhe përshkak të momentit social sepse ata krijojnë vende të reja të punës këtu në Maqedoni për zhvilluar dhe përfocuar ekonominë e vendit. Në anën tjetër, aspekti mjedisor I kësaj cështje se nuk do të kishte nevojë që të transportohen mallra nga Serbia ose vendet tjera të cilët shkaktojnë dhe ndihmojnë në ndotjen e ajrit”, tha për Lajm, Arianit Xhaferi.

Gazetari, Arben Zeqiri thotë se nëse shqiptarët e Kosovës kanë një arsye për të bojkotuar produktet serbe shqiptarët e Maqedonis kane dy arsye.

“E para është solidarizimi me Kosoven dhe e dyta është raporti që Serbia si shtet ka ndaj shqiptarëve të Maqedonisë edhe ne zhvillimet e fundit politike por edhe tradicionalisht. Mendoj që në arsyen e parë më tepër ka të bej ajo lidhja historike ku gjihmon shqiptarët e Maqedonisë janë solidarizuar me ata të Kosovës dhe shqiptarët e Kosovës me shqiptart e Maqedonisë dhe ky solidarizim duhet të vazhdoj. Ndërkohë që arsyeja e dytë është siç thash qasja që ka Serbia ndaj shqiptarëve në gjithë ballkanin po edhe ndaj shqipetarëve të Maqedonisë veçanërisht kur bëhet fjalë për tema që janë gjeo-politike dhe etnike”, tha Zeqri.

Ai mendon që bojkotimi apo masat ekonomike ndaj Serbisë duhet të jenë jo vetëm në rrafsh të qytetarëve dhe të blerësit të fundit, por aty të kyçen edhe distributoret, importuesit e produkteve dhe pse jo edhe ekonomit shteterore ku është edhe aspekti legal, dhe sipas tij, Kosova duhet të krijoj një strategji për promovimin e produkteve vendore, në rradhë të parë për t’ju dhënë benefite atyre që të jenë më të lira në treg se sa produktet e imprtuara nga Serbia.