SHPËRNDAJE

Në një intervistë të dhënë për Sky TG 24, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka komentuar vendimin për të dërguar në Itali një ekip prej 30 mjekësh dhe infermierësh për t’i bërë ballë luftës kundër koronavirusit.

Ai e ka lidhur “luftën” me koronavirusin me futboll duke apeluar që të ndiqet strategjia e Milanit të Sacchit, duke u mbrojtur mirë por edhe të sulmohet fuqishëm.

Sigurisht nuk do të ndryshojmë fatet e luftës me 30 mjekë dhe infermierë, por ishte diçka që duhej bërë absolutisht sepse po luftojmë edhe këtu, por të luftojmë në Itali është si të luftojmë në shtëpinë tonë”, ka thënë Rama.

Nuk është një kthim nderi sepse ne nuk do të mund t’ia shpërblejmë Italisë dhe italianëve atë që kanë bërë për ne në kohë shumë të errëta. Po bëjmë thjesht detyrën tonë si pjesëtarë të një familje që është edhe e jona”.

Në familjen italiane janë integruar shumë shqiptarë tashmë. Armiku i padukshëm i ka sulmuar të gjithë në të njëjtin moment dhe nuk duhet vetëm të mbrohemi, por edhe të kundërsulmojmë. Këtë duhet ta bëjë gjithë Evropa, sepse nuk mund të fitohet vetëm në mbrojtje”.

Evropa duhet të imitojë Milanin e Sacchit, nuk mund të mendosh vetëm për mbrojtjen, duhet të jemi të gjithë një skuadër ku nuk ka yje që bëjnë në kokën e tyre, por ku të gjithë duhet të mbrojnë dhe sulmojnë. Në Evropë të gjithë po bëjnë ‘catenaccio’-n e tyre, por kështu nuk shkohet askund”.

Duhet luftuar edhe ajo që po sjell virusi, domethënë një situatë ekonomike që nuk mund të mbahet vetëm nga bonuset ose ndihmat e Shtetit. Duhet të ulemi bashkë rreth një tavoline dhe të imagjinojmë një kundërsulm dhe të dalim nga ky rreth vicioz”, ka përfunduar Rama.