SHPËRNDAJE

Ish-shefja e Ekipit të Kosovës në dialog me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se Veriu dhe Lugina e Preshevës s’mund të shkëmbehen. Ka argumentuar se këto dy pjesë janë toka shqiptare.

Edita Tahiri ish-ministrja për dialog dhe kryenegociatore (ADK) e dialogut Kosove -Serbi ne Bruksel për  “Presheva Jonë” ka dalë me deklaratë me të cilën kundërshton fuqishëm idenë e rrezikshme për ndryshimin e kufijve. Ajo ka thënë se “ideja e Thaçit për “korrigjimin” e kufijve, është ide serbe, pas së cilës qëndron Rusia dhe projekti i Serbisë së Madhe.

Presheva i tha qartë Thaçit: Bashkim po me Kosovën, por jo në dëm të Kosovës

Prandaj, Tahiri ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës sa më shpejt të miratojë rezolutën kundër ndryshimit të kufijve si vijë e kuqe në Dialogun e Brukselit midis Republikës së Kosovës dhe të Serbisë, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe të mbështetur nga SHBA-të.

Image

“Ideja hegjomeniste e armikut tonë shekullor, Serbise, ka qenë riokupimi i Kosovës, fillimisht duke copëtuar vendin tonë dhe synimi i tyre është Trepça, Veriu dhe Ujmani. Serbia harroi kishat serbe, bile harroi edhe serbët në viset tjera në Kosovë e tash asaj i interesojnë vetëm rajonet e pasura siç i përmenda më lartë…Agjenda gjopolitike ruse aktive në Ballkan, sidomos në Serbi është aktive si kurrënjëherë më parë,  e cila perforcohet me bazen ruse në Nish, madje Serbia nuk ka ndërtuar rastësisht bazën e vet ushtarake në Bujanoc. Dmth. Serbia dhe Rusia forcohen ushtarakisht mua aty ku Amerika para ca vitesh i kishte thënë Milosheviqit dhe Serbisë se ku janë vijat e kuqe..” ka thënë Tahiri.

 Tahiri: Veriu dhe Lugina toka shqiptare, s’mund të shkëmbehen

Në vazhdim, Tahiri ka thënë se “prekja e kufijve të Kosovës çon në luftë. Mua më vjen mirë që idenë e Vuçiqit, e cila po atikulohet zëshëm përmes Thaçit,  po e kundërshtojnë pos ekspertëve dhe diplomatëve amerikanë, edhe ata gjerman dhe pjesa dërmuese e vendeve të BE-së, sidomos shqiptarët e Kosovës dhe ata të Preshevës. Këta të fundit, nga Lugina kur ishin në Prishtinë, i thanë Thaçit qartë se janë për ribashkim me Kosovën, por jo në dëm të Kosovës. Me këtë kuptohet se Presheva është në gjendje të sakrifikohet për ruajtjen e integritetit territorial të shtetit tonë. Dhe krejt normale çka është për t’u përshëndetur qëndrimi dinjitoz i preshevarëve, që nëse Kosova humb veriun e tokat tjera, nuk ia vlen ky shkëmbim as i ashtuquajtur korrigjim, që ndryshe quhet riokupim i Kosovës. Sepse edhe Lugina e Preshevës, edhe veriu, janë toka shqiptare dhe këtu nuk ka pazare me tokat tona. Dhe logjikisht, tash shtrohet pyetja çfarë korrigjimi këtu kërkon Serbia apo Thaçi, a nuk iu mjafton tkurrja e tokave shqiptyare nga Nishi e tëposhtë deri sot në Medvegjë, ku kanë mbetur një grup njerëzish”.