SHPËRNDAJE

Lugina e Preshevës figuron në Organizatat botërore të fotografisë si PSA dhe IAAP tha kështu në studion e portalit preshevacom, drejtori artistik i festivalit të fotografisë PreFoto, Edon Agushi. Festivali është konfirmuar se organizohet ditën e shtunë në Shtëpinë e Kulturës në Preshevë ku do të ekspozohen 72 fotografi me temën e lirë pjesmarrëse nga 32 shtete të botës. Po të njejtën ditë sipas drejtorit artistik do të organizohet edhe një tryezë diskutimi me temën Kultura si emancipim shoqërore me referues nga Kosova dhe Serbia./presheva.com/