SHPËRNDAJE

Gjatë pasditës së sotme shum pjes ëtë Sërbisë janë përfshirë nga një mot jostabil me reshje shiu, breshër dhe erëra të fuqishme, të cilat pas veti kanë lënë dëme të konsiderueshme material. Enti Hidrometeorologjik Republikan i Sërbisë ka paralajmëruar të gjitha shtabet për situate emergjente në qytetet e Sërbisë përfshirë edhe rajonin tonë që të jenë në gjendje gadishmërie dhe ti mobilizojnë të gjitha organet kompetente.

Enti Hidrometeorologjik Republikan i Sërbisë ka lëshuar një paralajmërim me (Meteo Alarm të kuq) për reshje të rrebehsme, bubullima, breshër dhe erëra të stuhishme (nga 23 deri më 25 qershor 2019). Gjatë ditës së sotme në orët e paraditës në Vojvodinë, pasdite, sonte dhe gjatë natës edhe në zona të tjera, do të jetë mot jostabil me reshje lokale shiu dhe bubullima, të cilat do të jenë më intensive në pjesën veriore, perëndimore dhe qendrore të vendit, si dhe në territorin e qytetit të Beogradit.

Në paralajmërimin e HER thuhet se, priten kushte të përkeqësuara klimatike, nga 20 në 40 litra shi në një periudhë të shkurtër kohore, në disa vende edhe më shumë, do të përcillet me breshër dhe erëra të stuhishme./presheva.com/