SHPËRNDAJE

KFPresheva-1

Në kuadër të aktiviteteve të shumta që u organizuan në Manifestimin “Flakadani i Karadakut 2015″, i cili po mbahet nën patronatin e komunës së Vitisë, dhe i organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, pjesë e këtyre organizimeve të shumta ishte edhe Turniri në futbollin e vogël.

KFPresheva-2

Përgjegjësit e organizimit të këtij Turniri Emrush Azemi dhe Jashar Misini, deklaruan për VitiaLive se pjesë e garës në këtë Turnir kanë qenë 14 ekipe, që vinin jo vetëm nga komuna e Vitisë, por edhe nga Presheva, dhe qytetet tjera nga hapësira shqiptare.

Turniri ka përfunduar sonte me këto rezultate, vendin e parë e ka marr ekipi futbollit “Presheva” nga Presheva , vendin e dytë “Jeta Petroll” nga Vitia dhe vendin e tretë “EuroFisi” nga Radivojci, gjithashtu janë ndarë mirënjohje për organizatorët./VitiaLive/