SHPËRNDAJE

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të nisin negociatat me Bashkimin Evropian më së voni në qershor, ndjesa vendimi do të shpallet këtë muaj, konkretisht në Samitin e BE-së të planifikuar për 26 dhe 27 mars. Dokumenti i cili tashmë po qarkullon në qarqet diplomatike në Bruksel,duhet të jetë rekomandimi i Ministrave të Jashtëm të BE, të cilët do të takohen dy ditë para Samitit të udhëheqësve, më 24 mars në Këshillin për çështje të përgjithshme në Bruksel.
“Të jepet një vendim pozitiv për të hapur negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Samitin e BE-së të planifikuar për 26 dhe 27 mars, me rekomandim që fillimi i tyre me të ashtuquajturat një konferencë ndërqeveritare që të mbahet në qershor. Kjo, sipas një dokumenti pune që tashmë po qarkullon në qarqet diplomatike në Bruksel, duhet të jetë rekomandimi i Ministrave të Jashtëm të BE, të cilët do të takohen dy ditë para Samitit të udhëheqësve, më 24 mars në Këshillin për çështje të përgjithshme në Bruksel.
Dokumenti rekomandon që Komisioni të përgatisë kornizën negociuese jo më vonë se në qershor. “Bisedimet, me të ashtuquajturën konferenca ndërqeveritare, do të fillonin pa vonesë pasi të miratohet korniza e bisedimeve nga ana e Këshillit”, thuhet në dokumentin zyrtarë të Brukselit. Me fjalë tjera, kjo nënkupton një propozim-version që tashmë është harmonizuar me organet e ekspertëve që përgatisin takime ambasadore për ministrat e Jashtëm.
Brukseli është optimist,  se Metodologjia e re dhe raporti pozitiv i Komisionit Evropian i 2 marsit kanë kapërcyer pengesat për hapjen e negociatave dhe nuk priten vërejtje ose kushte të tjera nga ndonjë prej vendeve anëtare.