SHPËRNDAJE

“Unë nuk dua të bëj një parashikim sepse mendoj se ajo që ndodh me këtë virus varet vërtet nga ne”, kështu tha doktori Richard Hatchett me shqetësim, kur gazetari britanik i Channel 4 e pyeti nëse coronavirusi i ri mund të krahasohej me gripin brutal spanjoll, i cili vrau 50 milionë njerëz midis viteve 1918 dhe 1920.

“Kjo është sëmundja më e frikshme që kam hasur në karrierën time, as Ebola, MERS, apo edhe SARS nuk krahasohen me coronavirusin. Dhe është e frikshme për shkak të kombinimit të infeksioneve që duket se është shumë më i lartë se gripi”, tha ai.

Për specialistin, i cili punon në prodhimin e një vaksine për virusin, “Gjëja më shqetësuese është kombinimi i infeksioneve dhe aftësia për të shkaktuar sëmundje të rëndë ose vdekje, dhe që nga viti 1918 (gripi spanjoll), ne nuk kishim parë një virus që kombinon këto dy cilësi në të njëjtën mënyrë”.

“Për shembull, shkalla e vdekshmërisë së Ebola është 80%, por nuk ka aftësinë infektive që ka ky virus, ata nuk kanë potencial për të shfrytëzuar dhe zgjeruar globalisht”, tha ai.

“Ky virus ka potencialin të shkaktojë një pandemi globale. Virusi ka treguar se ka vdekshmëri që ndoshta është shumë më e lartë se sa gripi normal… ”, shtoi ai.