SHPËRNDAJE

Dje në Shtëpinë e Kulturës ”Abudlla Krashnica” në Preshevë u mbajtë ekspozitë etnografike e titulluar:”Veshje Tradicionale dhe Modernitet” autore e së cilës ishte Erodita Qorkadiu-Haxhiu.

Qëllimi i këssaj ekspozite ishte promovimi dhe paaraqitja e trashëgimis kulturore në përgjithësi.

Për ti përshëndetur të pranishmit fjalën e mori drejtori i Sh.K.”Abdulla Krashnica”,z.Valon Nuhiu.

Drejtori para të pranishmëve u shpreh se ishte nderë dhe kënaqësi që për herë të parë kishim Muzeun e Kosovës në Preshevë.Ai falënderoi drejtorin e Muzeut të Kosovës z.Bislimi Bislimi,etnografen Erodita Qorkaxhiu-Haxhiu si dhe artistën e njohur e cila vepron dhe jetonë në Belgjikë Valdete Berisha.

Fjalën e mori edhe drejtori i Muzeut të Kosovës z.Bislim Bislimi.

Zotri Bislimi para të pranishmëve u shprehë se është i lumtur që gjendet në Preshevë,ishte kënaqësi e madhe që në emër të Muzeut të Kosovës mund të drejtohej në emër të ekspozitës.

Në emër të Muzeut përcolli zotimin se bashkëpunimi i mirëfillt dhe strukturor me instuticionet lokale,por në rradh të parë edhe me organizata,individ e punonjës profesional,së bashku do të bëjmë punë të rëndësishme për të nxjerrë thesarin kulturorë dhe shpirtërorë të Preshevës dhe Luginës mbarë.

Xhemaledin Salihu-Kryetar i Shoqatës për Trashëgimi Kulturore u shprehë se kjo nismë e Sh.K”Abdulla Krashnica” me Muzeun e Kosovës do të jetë një nismë e mbarë.

Ky takim ishte një urë lidhëse në mes të së cilës mund të kemi bashkim reciprok ndërmjet Muzeut të Kosovës dhe Sh.K.”Abdulla Krashnica” në Preshevë.

Në fund në shenjë rrespekti dhe falënderimi drejtori z.Valon Nuhiu u dha mirënjohje drejtori të Muzeut të Muzeut të Kosovës z.Bislim Bislimi,etnografes Erodita Qorkaxhiu-Haxhiu, si dhe për piktorën Valdete Berisha.