SHPËRNDAJE

Enrique

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, ka folur për ndeshjen e së dielës ndaj rivalit të përbetuar, Real Madridi.

Luis Enrique, trajneri i Barcelonës, ka mbajtur konferencën për media para ndeshjes me Real Madridin në Camp Nou.

Ai e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme këtë ndeshje, por nuk besoj se përballje e së dieles do ta përcaktoj fituesin e La Ligës.

“Unë nuk mendoj El Clasico është vendimtar. Do të jenë 10 ndeshje mjaft të vështira. Është e rëndësishme por jo vendimtare,” ka deklaruar Enrique.

Pas xhiros së 27-të në La Liga, ekipi i Luis Enriques i prinë renditjes tabelore me 65 pikë të tubuara, një më shumë sesa skuadra e Carlo Ancelotti, që është e dyta.