SHPËRNDAJE

Partia për Veprimit Demokratik (PVD) bartës i së cilës është Shaip Kamberi ka marrë vota në Bujanoc dhe Preshevë më së shumti vota në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve, paraprakisht do të marrin 5 këshilltarë.

Një vend më pak, 4, fitoi Alternativa për Ndryshim (APN) me kryetarin e Preshevës Shqiprim Arifin, Partia Demokratike e Shqiptare (PDSH), e ish kryetarit të komunës së Preshevës Ragmi Mustafa ka 2 këshilltarë, aq sa ka edhe Partia Demokratike (PD) e Nagip Arifit, ndërsa 1 ka Sami Salihu nga LRPDSH në Preshevë.

Megjithatë, në afërsi të kalimit të pragut është “Forumi Shqiptar për Zhvillim Ekonomik në Serbi”, – Muharrem Salihu nga Medvegja, i cili në Medvegjë mori rreth 300 vota, por tani është duke pritur për rezultatet nga pjesa tjetër e Serbisë, veçanërisht në Beograd dhe Novi Sad.

Nëse kjo listë merr një mandat, atëherë Nagip Arifi mbetet në dy, ndërsa e kundërta do të ishte 3.

Në çdo rast, lojtari kyç mund të jetë Muharrem Salihu një biznesmen nga Medvegja me listën “Forumi Shqiptar për Zhvillim Ekonomik në Serbi”./presheva.com/