SHPËRNDAJE

DiMateo

Trajneri italian i Schalkes është i vetëdijshëm se për të përmbysur një humbje 2-0 për më tepër të pësuar në shtëpi është thuasje një mision i pamundur. Ëndrra e Roberto Di Matteos është të eliminojë Realin e Madridit nga Uefa Champions League.

Trajneri italian i Schalkes është i vetëdijshëm se për të përmbysur një humbje 2-0 për më tepër të pësuar në shtëpi është thuasje një mision i pamundur, megjithatë për Di Matteon shpresa vdes e fundit. Sipas trajnerit 44-vjecar i cili e ka fituar Championsin me Chelsean në vitin 2012, pavarësisht rezultatit të ndeshjes së parë nëse Blutë Mbretërorë zhvillojnë ndeshjen e tyre perfekte në të gjitha kuptimet mund të kualfikohen në cerekfinale.

I pyetur nëse fakti që ai e ka fituar edhe më parë Championsin mund ta ndihmojë Schalken të paraqitet mirë në kompeticionin e kampionëve, Di Matteo u përgjigj në këtë mënyrë.

Di Matteo dhe Schalke kërkojnë të luajnë cdo vit në Champions League, dhe sipas trajnerit italian objektivi më i madh i skuadrës nga Gelsenkirshen në këtë sezon është ta përfundojnë Bundesligën në 1 nga 4 vendet e para.