SHPËRNDAJE

Kongresmeni amerikan, Eliot Engel ka vizituar Luginën e Preshevës.
Pas takimit me kryetarin e komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ai ka dalë për një shëtitje në këtë qytezë.

Gjatë takimeve me banorët e kësaj komune ai ka folur fjalë miradije për Shqipërim Arifin.
“E keni një kryetar shumë të mirë”, është shprehur Engel duke bashkëbiseduar me banorët e këtij rajoni.

Ai gjithashtu ka folur edhe për përfshirjen e gjatë në Ballkan dhe posaçërisht për pavarësinë e Kosovës, ndërsa vuri theksin tek nevoja për një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në anën tjetër, Arifi ka kërkuar prezencë më të madhe amerikane në Luginë të Preshevës, si dhe përfshirjen e komunave shqiptare në bisedimet Kosovë-Serbi./presheva.com/