SHPËRNDAJE

Enrique

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka insistuar se nuk është duke menduar për El Clasicon kundër Real Madridit, por vetëm për duelin e radhës kundër Eibarit.
Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka insistuar se ende nuk ka filluar të mendojë për ballafaqimin me Real Madridin më 22 mars.
Ai ka kërkuar nga futbollistët e tij që të përqendrohen vetëm në duelin e radhës kundër Eibarit, të shtunën.
“El Clasico? Jo, mendojmë për Eibarin”, u shpreh ai në konferencë për shtyp.
Enrique po ashtu refuzoi të komentojë krizën e Realit që ka tri ndeshje në të gjitha garat pa shënuar fitore.
“Nuk kam çfarë të them në këtë drejtim”, theksoi ai.