SHPËRNDAJE

Suarez

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka thënë se paratë që ka paguar skuadra e tij për kartonin e Suarezit kanë vlejtur në tërësi.
Suarez shënoi golin e fitores kundër Real Madridit, ndërsa Enrique ka thënë se paratë që skuadra e tij ka paguar për të ja kanë vlejtur totalisht.

“Suarez luajti një ndeshje të një niveli të lartë. Ai ka shënuar një gol që shumë pak veta do të arrinin ta bënin”.

“Sidoqoftë, kjo është arsyeja për të cilën ne e kemi transferuar atë dhe për të cilin kemi paguar aq para. Ja kanë vlejtur”, përfundoi trajneri i Barcelonës.