SHPËRNDAJE

Busquets

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka thënë se skuadra e tij ka mjaft shumë opsione për të zëvendësuar Busquetsin e lënduar, që do të thotë se një gjë e tillë nuk është shumë problem për të.
Enrique ka thënë se lëndimi i Busquets nuk është edhe ndonjë gjë shumë e madhe, duke shtuar se ai ka shumë opsione për ta zëvendësuar atë.
“Zëvendësimi i Busquetsit? Ne kemi shumë opsione. Sergi Roberto mund të luajë në atë pozitë, duke shtuar këtu dhe Xavin, Mascheranon dhe Rakiticin”, tha Enrique në konferencë për shtyp.
Përndryshe, Busquets ka pësuar një lëndim në takimin e Copa del Rey kundër Villarealit dhe kështu do të mungojë në takimin e ardhshëm kundër Rayo Vallecanos.