SHPËRNDAJE

Enrique

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka përgatitur një kontratë të re për trajnerin Luis Enrique, deri në verën e vitit 2017.
Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka vendosur të shpërblejë trajnerin Luis Enrique me kontratë të re deri në verën e vitit 2017, raporton e përditshmja sportive katalane “Sport”.

Enrique mori drejtimin e Barcelonës në fillim të këtij sezoni.

Dhe, skuadra është aktualisht në garë në tri fronte, La Ligë, Ligën e Kampionëve dhe Copa del Rey.

Andaj, Bartomeu është bindur se Enrique e meriton të konfirmohet në detyrë edhe për së paku dy sezonet e ardhshme.