SHPËRNDAJE

Time

Eshtë e habitshme që të kërkojmë llogari nga koha, aq më pak kur i shohim të metat e saj!

Nga ato që kemi parë e që kemi dëgjuar deri më tani I bie që një forcë e madhe e njerëzimit të shuhet automatikisht nga të “bëmat” e një epoke që në vehte po ndërlidhë aq bukur të metat e veta saqë bashkë me to po e thellon edhe dhimbjen e njerzimit në mbarë botën. Politika është kthyer pothuajse e tëra mbrapsht, “njerëzit” e politikës që janë zhytur në tërësi në të duket se po ju pëlqen kjo gjë madje po marrin guximin ti fyejnë e ti demoralizojnë qdo njeri që ndjen gjendjen aktuale e ka një guxim që mendonte të fliste ndonjëherë, të “thyente akullin” duke thënë : ky është fund, mjaftë më… Por këtu një dorë e “përlyer” po shkatërron gjithqka.

Një shtet i posalindur kishte nevojë të formohej, të shfrytëzonte kohën në të miren e popullit të vet. Heronjët luftuan për liri, por që të gjallët nuk po e gëzojne atë. Realitet i hidhur në kohën moderne që të mbush mendjen se po jetojmë në një epokë tjetër, realitet i dhimbëshëm kur e kujtojmë të kaluarën tonë. Ata që “luftuan për liri” pas fitorës po e “grabisin” atë. Zgjidhje nuk është ikja, zgjidhja e duhur është përballja…

Rasim Hajdini
Dep. Sociologji Prishtine