SHPËRNDAJE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar mesazh urimi nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Në mesazh thuhet se Presidenti Erdogan beson që bashkëpunimi në mes të dy vendeve do të thellohet dhe se Turqia do ta mbështesë popullin e Kosovës në të gjitha fushat.

“Në emrin tim personal dhe në emër të popullit tim shprehi urimet e mia më të thella me rastin e krijimit të Qeverisë pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 6 tetor 2019 në Kosovë.Kam besim të plotë se me përvojën dhe përpjekjet tuaja të vlefshme në periudhën e ardhshme do të zhvillojmë më tej bashkëpunimin midis vendeve tona”.

“Turqia, do të vazhdojë të mbështesë popullin e Kosovës në të gjitha fushat. Duke shfrytëzuar këtë rast, përsëris urimet e mia më të mira për shëndetin dhe lumturinë tuaj, dhe për mirëqenien dhe prosperitetin e popullit mik dhe vëlla të Kosovës”, thuhet në letrën e urimit të presidentit Erdogan, drejtuar kryeministrit Kurti.

Kryeministri Kurti ka pranuar urime të shumta nga liderë shtetërorë, pas zgjedhjes së tij në postin e kryeministrit.