SHPËRNDAJE

Është funksionalizuar ambulanca për pranimin e pacientëve që kanë simptoma si: kollitje, pengesë në frymëmarje dhe temperaturë të rritur.

Orari i punës sipas drejtorit, Driton Salihu do të jetë nga ora 07-18 e cila gjendet në pjesën e përparme të ndërtesës kryesore, të ndara veçmas për fëmijë dhe të rritur.

Nëse keni dyshime apo simptoma të lartcekura, janë në dispozicion edhe numrat e telefonit për çdo konsultim me mjekun dhe pediatrin.

Të gjithë pacientat me simptoma të tilla, mos të shkojnë tek mjeku i zgjedhur apo edhe te ndihma e shpejtë gjatë orarit 07-18 por të paraqiten vetëm në këtë ambulancë.

Të gjithë pacientat që janë për terapi kronike, ju lutemi merreni numrin e telefonit të mjekut të zgjedhur dhe brenda orarit të punës kontaktoje mjekun!

AMBULANCA:

telefoni fiks: 017 669 194

Telefonat mobil: 060 333 4761

060 333 4816

060 333 5762

Rri në shtëpi, thuhet kështu në infon e Shtëpisë së Shëndetit Presheva në Preshevë./presheva.com/