SHPËRNDAJE

Bankat do të zgjasin orarin e tyre të punës për të mundësuar kushte të veçanta për pagimin e pensioneve, kur vetëm pensionistët do të jenë në gjendje të hyjnë në filialet e tyre.

Terminet e veçanta për pagesën e pensioneve në filialet e bankave, sipas udhëzimeve të Bankës Popullore të Serbisë, dhe me kërkesë të Qeverisë së Serbisë, do të jenë si më poshtë:

– e Premte, 8 maj, në periudhën nga ora 17 pasdite deri në 19;

– e shtunë, 9 maj nga ora 13 deri në 15.;

– nga e hëna 11 maj deri të premten 15 maj nga ora 17:00 deri në orën 19:00 çdo ditë.

“Vlenë të theksohet se me përcaktimin e termineve të veçanta për pagesën e pensioneve në ambientet e bankës, nuk mund ti ndalohet personave që kanë mbushur 65 vjeç e më shumë, nëse ata kërkojnë një gjë të tillë, që pensionet ti kryejnë edhe gjatë orarit të rregullt punës në ambientet e bankës, gjegjësisht dhe jasht orarit të përcaktuar për pensionistët, thuhet në udhëzimin e Bankës Popullore të Sërbisë.

Bankat janë udhëzuar të publikojnë terminet e veçanta në faqet e tyre zyrtare në të cilat pensionet do të paguhen në filialet e bankave sa më shpejt që të jetë e mundur, si dhe të kenë një njoftim me shkrim të datave të veçanta të shfaqura qartë në hyrjen e filialeve të bankave para fillimit të orarit të tyre të punës./presheva.com/