SHPËRNDAJE

Stuhi, shira të rrëmbyeshëm, rrëshqitje toke dhe përmbytje. Gjurma e zezë e motit të keq nuk ka kursyer shumë vende në Evropë.

Në Rajonin e Ligurias, në Itali, përmbytjet kanë shkaktuar ndërprerje të trafikut rrugor dhe hekurudhor.

Në Romë, një grua 26-vjeçare vdiq pasi një rrymë ajri hodhi tej makinën në të cilën ajo po udhëtonte drejt Fiumicinos.

Po në Fiumicino  ka gjetur vdekjen edhe një grua tjetër ndërsa një atlet që po përshonte një rrugë malore me destinacon Bolzanon, u vra nga rrufeja në Tirolin e jugut.

Jo vetëm Italia por edhe Gadishulli Iberik vuan nga pasojat e motit të keq.

Një stuhi e fortë ka goditur qytetin e Barcelonës, duke hedhur më shumë se 40mm shi brenda dhjetë minutave.

Disa rrugë të qytetit u kthyen në përrenj, duke marrë me vete shumë motoçikleta dhe kazane plehrash.

Franca, Zvicra dhe Austria, dhe të gjitha rajonet Alpine në përgjithësi, u goditën nga rreshjet dhe stuhitë, pas valës së dytë të nxehtësisë që tronditi gjithashtu këtë pjesë të kontinentit.

Krejtësisht e ndryshme paraqitet situate në Gjermani.

Vala e dytë e nxehtësisë që “pushtoi” Europën, nuk ka kursyer as burimet ujore në Saksoninë e Jugut, ku prej temperaturave të larta shumë liqene po thahen ndërsa ujrat e lumenjve po reduktohen ndjeshëm.

Në Burgwedel, niveli i ujit ka rënë në atë masë saqë liqenet janë zhdukur plotësisht ashtu si dhe flora dhe fauna.

Disa klimatologë kanë dhënë një paralajmërim të qartë: temperaturat ekstreme që po godasin gjithë kontinentin, mund të bëhen “normalitet i ri”  në shumë pjesë të botës.