SHPËRNDAJE

FacebookCall

Rrjeti social Facebook është duke punuar në aplikacionin për thirrje të telefonave Android të quajtur Phone.
Ky softuer është dizajnuar për t’u marrë me thirrjet e bezdisshme, duke bllokuar përpjekjet e shumta për të kontaktuar përdoruesin, sipas Venture Beat.

Aplikacioni Phone mund të kyçet në bazën e 1.4 miliardë nënshkruesve të fuqishëm të Facebookut, duke i dhënë përdoruesit të gjitha informatat në lidhje me atë se kush është duke bërë thirrjen, pavarësisht se a janë miq në këtë rrjet social.

Sido qoftë, Facebooku nuk ka zbuluar detaje tjera në lidhje me këtë aplikacion, përveç konfirmimit se ekziston, transmeton Koha.net.

“Ne gjithmonë jemi duke testuar gjërat dhe për momentin nuk kemi asgjë për të lajmëruar”, ka thënë një përfaqësues për kompaninë.

Ende mbetet për t’u konfirmuar se kur do të lansohet aplikacioni Phone në Google Play, ose kur do të jetë i mundshëm edhe për platforma tjera.