SHPËRNDAJE

TanjaFajon

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe deputetja e socialdemokratëve, Tanja Fajon ka vlerësuar se hapja e kapitujve të parë në negociatat e Serbisë me BE-në duhet të ndodhë sa më parë.

Duke folur për normalizimin e marrëdhënieve të Serbisë dhe Kosovës, në kontekstin e procesit të asociimit drejt BE-së, si dhe për “ngrirjen” e pjesëmarrjes së serbëve në institucionet e Kosovës, siç transmeton QIK-u, Tanja Fajon ka deklaruar për të përditshmen ”Danas” se çështja e kthimit të serbëve në institucionet e Kosovës, është pjesë e normalizimit të marrëdhënieve të Serbisë dhe Kosovës që është shumë e rëndësishme, sipas mendimit të disave, e një rëndësie thelbësore për përparimin e Serbisë në rrugën drejt BE-së”.

“Kjo, pra është çështja të cilën Kosova dhe Serbia duhet ta zgjidhin sa më parë. Eshtë e domosdoshme që Kosova dhe Serbia duhet të punojnë për normalizimin e marrëdhënieve, si në kuadër të procesit të Brukselit, ashtu edhe në nivelin dypalësh. Më e rëndësishme në gjithë këtë histori është gjithsesi ajo që qytetarëve që jetojnë në Kosovë, përfshirë serbët, t’u mundësohet një jetë sa më e mire”, ka vlerësuar Fajon.