SHPËRNDAJE

Europarlamentarja, Tanja Fajon, paralajmëron se ndryshimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë mund të destabilizojë Ballkanin. Në një intervistë për të përditshmen serbe, Danas, raporterja për liberalizimin e vizave me Kosovën e Parlamentit Europian flet me tone të ashpra edhe kundër Federika Mogherinit. Fajon thotë se çdo ndryshim territoresh është gjithnje i ndjeshëm. Unë nuk e favorizoj këtë ide sepse kam frikë që do të ketë një efekt negativ në të gjithë rajonin dhe do ta destabilizonte atë.

Kjo nuk ndodh vetem te une por edhe te një numër i madhë shtetesh në BE. Po dëgjoj gjithnjë e më shpesh në Bruksel se përherë e më shumë udhëheqës po kritikojnë pozicionin e Federika Mogherinit për ndryshimin e kufijve në Ballkan. Në fund të fundit kush e vret mendjen se çfarë do të ndodhë me njerëzit? Çdo zgjidhje që do të çonte ne normalizimin e jetës pa trend nacionalist apo manipulim politik është ajo çfarë duhet të bejne politikanet. Në intervistë Fajon kritikon fort edhe qeverinë Serbe dhe gjendjen në të cilën Serbia ndodhet sidomos për korrupsionin e lartë dhe lirinë e munguar të medias.