SHPËRNDAJE

Shkruan: Jeton Ismaili

Organizata Botërore e Shëndetësisë tashmë e ka shpallur Pandemi infektimin e njerëzve me një lloj virusi të ri, të emërtuar COVID-19 apo Korona virus.

Përveç rrezikut nga infektimi me këtë tip virusi, frikën e njerëzve po e shtojnë skajshmërisht edhe lajmet e rrejshme, sidomos ato që lansohen përmes rrjeteve sociale.

Ky fenomen botëror nuk ka lënë anash as edhe Luginën, ku pjesa më e madhe e banorëve të saj posedojnë llogari personale, të paktën në njërin prej rrjeteve sociale.

Në situatën kur në mbarë globin po luftohet në dy fronte: në parandalimin e eskalimit të Koronavirusit dhe në ndalimin e përhapjes së lajmeve të rrejshme, disa qytetarë të Luginës, madje edhe përmes llogarive fiktive, sidomos në Facebook, kanë vazhduar me sajimin e dezinformatave, shpërndarjen e frikës, talljen, shtrembërimin e qëllimshëm të fakteve, etj; duke mos patur paraysh jo vetëm etikën njerëzore por edhe duke mos e marrë për bazë Gjendjen e Jashtëzakonshme e cila brenda shtetit është në fuqi që nga 15 marsi.

Duhet një shfletim i vogël i rrjeteve sociale për të parë se sa me bollëk në Luginë ka pseudo-gazetarë, pseudo-mjekë, pseudo-hoxhallarë, pseudo-politikanë, e çka jo tjetër.

Injorant përmbi injorant, pseudo-intelektual, budallë e kllosharë.

Ata të cilët deri dje kanë mbajtur ose peshqirin ose bakallin me legen për t’ia larë dhe fshirë duartë mysafirëve të Qilimeve sot bëhen ekspertë të lëmive të caktuara.

Secili ka të drejtë të jap mendimin e vet e të kritikojë, kjo është e drejtë thelbësore e demokracisë, por jo edhe të futet në lëmitë për të cilat nuk është i thirrur. Për këtë duhet të kesh bole, madje në formë katrori.

Dhe se njerëzit e harrojnë postulatin univerzal : “ Liria jote e shprehjes përfundon aty ku cenohet e imja “

Gjatë javës, në cilësinë e gazetarit pothuaj se isha pjesëmarrës i secilit takim të Shtabit për Situata të Jashtëzakonshme të Komunës së Bujanocit. Pak pas takimeve, një “ krug “ të shpejt në rrjetet sociale, dhe ja lajm e përmbi lajm, koment përmbi koment: “ Pe ndalojshin atë e këtë, kish mu bo ashtu e kështu “…

Më bëri përshypje edhe një “ informacion “ mbi sanimin e rrugës Breznicë-Muhoc.

Ishte vendim, poashtu i aprovuar në SHKSJ meqë banorët e Muhocit dhe të Malësisë kishin mbetur të izoluar nga qendra komunale si pasojë e mbylljes së kufijëve si nga autoritetet e Serbisë ashtu edhe ato të Kosovës.

Kur ja në një profil të Facebookut “ një informacion bombastik “ i cili “identifikon hajdutët dhe ata që punojnë për popull “.

Ishte për turp dhe për të ardhur keq. Jo vetëm shtrembërim i fakteve në gjendje të jashtëzakonshme, por edhe lojë politike me ndjenjat e banorëve të izoluar. Tentim i ulët për përfitime politike në kohën kur fushata zgjedhore ka “ cofë “. Kur për zgjedhjet nuk flet asnjë njeri që është normal.

Por këso “ informatash “ dhe shumë të ngjashme, të shoqëruara me komente fyese kemi patur edhe në të kaluarën.

Sidomos në Facebook njerëzit janë sulmuar pa fakte, janë shantazhuar, janë etiketuar, është shpifur për ta, janë fyer, i’u është publikuar fotografia pa pëlqim, i’u është cenuar privatësia, i’u është eksponuar familja, e çka jo tjetër. Komentet nga më të ndytat janë pjesë e njerëzve zuzarë të cilët nuk kanë bole me ballafaqim argumentesh por që mllefin e tyre e shprehin përmes testaturës së kompjuterit apo telefonit të mençur. Të retarduar e të kompleksuar, qyqarë e të mjerë, bithqirë, majmuna, egërsira…

Disa mendojnë se llogaritë e tyre janë vetëm pronë e vetja, mendojnë se komenti është çështje interne.

Por nuk është ashtu. Secila fjalë dhe fjali në të cilën mund të ketë qasje më tepër se një person futet në obrellën e Opinionit Publik. Kështu që me Ligjet në fuqi, përshirë edhe tek ne, është lëndë e sanksionimit.

Me rastin e vërshimeve në Serbi, dy vjet më parë, dhjetëra persona janë burgosur vetëm pse me komentet e tyre në Facebook janë tallur apo kanë krijuar frikë lidhur me gjendjen e krijuar.

Ndoshta për “ sistemin sallamadi “ të Luginës edhe vet ne që profesionalisht merremi me gazetari dhe media jemi fajtorë.

Asnjëherë s’kemi inicuar procedurë ndaj ndokujt me ja çitë bethtë në tokë. Sipas Ligjit për Informim procedura mund të procesohet në cilën do gjykatë brenda shtetit, sidomos tek ato të cilat kanë përvojë dhe staf adekuat në zgjidhjen e lëndëve që përkojnë me fjalën e thënë dhe informimin publik në përgjithësi. Psh, pala e dëmtuar nga Bujanoci mund të paditë palën që është poshtu nga Bujanoci në Gjykatën e Suboticës. Kjo është send i mirë, sepse ai nonçimë që ha mut mos të mundet t’i paguaj as shpenzimet rrugore e lëre më gjobën.

Ndoshta tash është rasti. Tash kur jemi në Gjendje të Jashtëzakonshme, ku me proceurë të përshprjtuar dikush mundet të futet edhe në “ quskë “.

Neve shqiptarëve

zakonisht na kanë lënë mbrapa disa gjëra: “ mo se nuk bënë “, ai e ka djalë të tezës, këtë janë miqasi “…

Por fjala publike ka peshë. Duhet 10 herë mu matë e njëherë me thënë ose me shkru.

E meritojnë disa që për një koment mu “ dhi në qyp “. Por jo kaq. Kemi dëgjuar se kur të rastisin me një qeli me dhunues, narkomanë… ja bëjnë edhe ata punë.

“ Për çka je këtu ? Për kurgjo bre, kam shkruar një koment në Facebook. Po aaaa… Ktheje prapanicën… “

Të moçmit tanë që moti e kanë thënë një fjalë me vend “ Pa ja ç. nonën dikujt nuk të thotë babë ! “

Autori është gazetar nga Bujanoci