SHPËRNDAJE

Falcao

Radamel Falcao beson se gaboi që u transferua në Manchester United, në verën e vitit të kaluar, kanë bërë të ditur burime të afërta me yllin kolumbian.
Burime të afërta me Radamel Falcaon kanë bërë të ditur se sulmuesi ka pranuar se gaboi që u transferua në Manchester United.
Ylli kolumbian erdhi në Old Trafford në verën e vitit të kaluar, në formë huazimi njëvjeçar nga Monaco.
Por, ai ka dështuar të lë gjurmë në ekip me paraqitjet e deritashme dhe nuk pritet të mbetet në klub përtej këtij sezoni.
Dhe, kjo ka bërë që ai të arrijë në përfundim se gaboi që erdhi në Manchester United, raporton “Daily Mail”.