SHPËRNDAJE

Falcao

Sulmuesi i huazuar e Manchester Unitedi, Radamel Falcao, i ka komentuar njoftimet për kalimin e tij te Juventusi.
Raportohet se futbollisti në pronësi të Monacos nuk do të luajë në Old Trafford në edicionin e ardhshëm, pasi ai ka zhgënjyer me Djajtë e Kuq.

29-vjeçari nuk ka arritur ta shfaqë lojën e tij nën urdhrat e Louis van Gaal, ashtu që e ardhmja e tij është duke u përfolur shumë.

“Juventusi më kërkon? Po flasin shumë, mirëpo tash jam i përqendruar qind për qind te Manchester Unitedi”, ka deklaruar kolumbiani për Radio Caracol.