SHPËRNDAJE

Një shtëpi ditë më parë rreth orës 02:00 të mbrëmjes është kapluar nga zjarri. Me këtë rast fatmirësisht janë shmangur dëme të tjera të mundshme meqë nuk janë përfshi nga zjarri objektet në afërsi.

Falë intervenimit të shpejtë të njësisë së zjarrfikësve dhe ndihma e qytetarëve zjarri është lokalizuar. Isa Ajvazi, kryefamiljar i familjes Ajvazi dhe punonjës në Ndërrmarjen Publike Moravica ka kërkuar që ta ndihmojnë këtë herë njerëzit vullnet mirë.

Gjatë ditës së sotme këtë familje e ka vizituar kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

Ajvazi e ka mirëpritur kryetarin Arifi i cili i ka sqaruar pasojat që ata mbartin tani si familje.

Ndërsa kryetari, Arifi familjes Ajvazi u ka premtuar se ditëve në vijim do të ndërrmarin hapat për ndërtimin e një shtëpie të re ku do të ndahen fonde dhe do të ndihmohen edhe nga donatorët vendës.

Donatori i parë që është lajmëruar është kompania Vijatori nga Presheva e cila dhuron 5000 euro.

Familja e Isa Ajvazit në këto ditë të ftohta dimri po përballet me vështirësi andaj përmes portalit preshevacom bëjmë apel gjithë ata që kanë mundësi ti dalin në ndihmë./presheva.com/