SHPËRNDAJE

DiMaria

Sports Direct, rrjeti më i madh i pajisjeve sportive në Britani, ka publikuar listën e fanellave më të shitura sivjet duke njoftuar se fanellat me emrin e Angel di Marias së Manchester Unitedit janë më të shiturat në Premier Ligë.
9.59 për qind e fanellave të shitura nga ky rrjet janë me emrin e Di Marias, që prinë me diferencë të madhe nga Alexis Sanchez i Arsenalit, që është i dyti me 3.8 për qind, transmeton ‘koha.net’.

Sulmuesi i Chelseat, Diego Costa, është i treti me 2.27 për qind.

Në listën e dhjetë lojtarëve më të suksesshëm sa i përket fanellave të shitura janë vetëm dy anglezë. Wayne Rooney është i gjashti, ndërsa Steven Gerrard është i teti.

Këta janë dhjetë futbollistët me më së shumti fanella të shitura:

Fanellat