SHPËRNDAJE

Inspekcioni përfundimisht do të marrë një mekanizëm i cili do ti mundësojë që të largojë përmbajtjet e paligjshme nga internet (faqet e internetit), duke u nisur nga ato që rrezikojnë të drejtat e fëmijëve, përmes diskriminimit racor dhe gjinor, deri te reklamimi i produkteve të ndaluara dhe çdo gjë që rrezikon të drejtat e njeriut.

Nëse pronarët e faqes, me urdhër të autoriteteve kompetente, në afat prej dy ditëve nuk e largojnë përmbajtjen e caktuar nga interneti, ata rrezikojnë të ndëshkohen me 1.5 milion dinarë, nëse është një kompani, ose 300.000 dinarë, për sipërmarrësit.

Mekanizmi i cili mundëson largimin e përmbajtjes së paautorizuar, do të futet në ligj përmes propozimit të  ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit për Tregtinë Elektronike, që ndodhet para deputetëve në parlamentin republikan. Çdo përmbajtje në kundërshtim me rregulloret konsiderohet e papranueshme – ka thënë për media, Tatjana Matiç, sekretare e shtetit në Ministrinë e Tregtisë. Ajo deklaron se në internet ka përmbajtje të ndryshme të cilat në një farë mënyre mund të rrezikojnë të drejtat dhe liritë e njeriut dhe mund të përbëjnë vepra penale.

“Kjo vlen jo vetëm për gjuhën e urrejtjes, siç është urrejtja raciale, kombëtare dhe fetare, pornografia e fëmijëve dhe të ngjashme. Duke pasur parasysh se përmbajtjet në internet – mesazhet, tekstet, pamjet, fotografitë – një spektri të gjerë sa i përket diversitetit të përmbajtjes së tyre, është e qartë se publikimi dhe disponueshmëria e përmbajtjeve të tilla në internet mund të përbëjnë shkelje të ligjeve të ndryshme.

Për këtë arsye, ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit mbi Tregtinë Elektronike lejonë autoritetet kompetente – MPB, prokurorinë, inspekcionet në sektorë të ndryshëm, të miratojnë akte që kërkojnë një ofrues të shërbimit të posaçëm për të hequr përmbajtjen e paautorizuar, si dhe për ta bërë këtë menjëherë dhe së paku brenda dy ditë pune.

Ky urdhër përmban një përshkrim të saktë të faqes në faqen e internetit ose përmbajtje tjetër elektronike në të cilin shfaqet përmbajtja e paautorizuar dhe arsyeja e papranueshmërisë. Është paraparë që autoritetet të bashkëpunojnë me inspekcionin e tregut dhe të informohen për parregullsitë dhe shkeljet e ligjit, të gjitha me qëllim të veprimeve të koordinuara të organeve kompetente që veprojnë sipas ligjeve të ndryshme – thotë Matiç./presheva.com/