SHPËRNDAJE

Eksperti kryesor i qeverisë amerikane për sëmundje të infeksionit thotë se Shtetet e Bashkuara mund të pësojnë më shumë se 100,000 vdekje dhe miliona infeksione nga pandemia e coronavirusit.

Dr. Anthony Fauci, duke folur në “State of the Union” të CNN të dielën, ofroi prognozën e tij pasi qeveria federale ka lëshuar vazhdimisht udhëzime për distancimin shoqëror në zona që nuk janë goditur fort nga shpërthimi i Covid-19, duke u përpjekur për të ngadalësuar sa më shumë përhapjen e virusit.

“Unë do të thosha midis 100,000 dhe 200,000 të infektuar”, tha ai, por menjëherë e korrigjon veten, për të thënë se ai nënkuptoi vdekje me këta numra. “Do të kemi miliona të infektuar”.

Por ai shtoi “Unë nuk mund të jem shumë bindur për këtë”, sepse pandemia është “një target kaq i lëvizshëm”.

Rreth 125.000 janë raportuar me Covid-19 këtë te diel në SHBA, 2,200 prej tyre raportohen të vdekur. Kjo është e sigurt se shumë prej tyre janë të sëmurë, por rastet e tyre nuk janë raportuar.

Një në tre amerikanë zbatojnë urdhrat e qeverisë për të qëndruar në shtëpi, duke mbyllur bizneset, shkollat dhe duke reduktuar jetën publike në mënyrë që të zvogëlohet shpërndarja e virusit.

Kreu i grupit punues për rastin e Covid-19, Dr. Deborah Birx tha që SHBA kanë të raportuara pak raste dhe duhet te përgatiten për atë se çfarë do te vijë.

“Asnjë shtet, asnjë zonë ku frekuentohet metro, nuk do shpëtojë, virusi do përhapet”, tha ajo për NBC MEDIA.