SHPËRNDAJE

Nën organizimin e KBI-së në Bujanoc sot (e premte) në të gjitha xhamitë e Komunës së Bujanocit është organizuar aksion për ndihmë vëllezërve të prekur nga tërmeti në Shqipëri.

Këshilli i Bashkësisë Islame në Bujanoc iu ka bashkangjitur vendimit të Bashkësisë Islame të Kosovës që sot më 29 nëntor, në të gjitha xhamitë, pas namazit të xhumasë të organizohet aksion për grumbullimin e mjeteve financiare për të prekurit nga tërmeti që shkaktoi humbje në njerëz dhe shkatërrim të shtëpive dhe pronave.

Kryetari i KBI-së Sulejman Fejzullahu i ka thënë presheva.com se, “Xhemati i xhamive të Bujanocit me shum sukses iu ka përgjigjur aksionit të KBI-së për vëllezërit në Shqipëri.

Jemi të kenaqur, ftesës iu kanë përgjigjur shum besimtarë edhe atë më shumë se sa kemi pritur.

Populli i Luginës është popull human dhe gjithmonë kanë ndihmuar vëllezërit si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri dhe saherë që të paraqitet nevoja mendojë se do të përkrahin vëllezërit e tyre kudo që janë” është shprehur Fejzullahu.

Vlenë të theksohet se vetëm në dy xhamit në Tërrnoc, në xhamin e mesme dhe atë në lagjen e strukarëve janë grumbulluar rreth 3.000 euro./presheva.com/