SHPËRNDAJE

Fëmijët e Preshevës për tri net radhazi argëtohen me festën më të madhe siç është Festivali i këngës për fëmijë “Gëzimi ynë”.

Tradita e këtijë eventi po vazhdon duke u ofruar kënaqesi fëmijëve tanë thuhet kështu në fjalimin e nikoqirit të festivalit, drejtorit të Shtëpisë së Kulturës, Valon Nuhiu. Ai ka falemderuar pushtetin lokal të cilën e mbështesin organizimin e kësaj feste ku njëherit ka premtuar se në të ardhmen do të bëhet edhe më tepër për fëmijët që janë ardhmëria e këtijë vendi duke ju krijuar kushte më të mira për zbulimin e talentëve të rinjë.

Për një orë radhazi publiku preshevarë argëtohet me zërin e ëmbël të fëmijëve pjesmarrës në festival ku secili në mënyrën e vet shpreh emocionin e brendshëm. Në skenën e Festivalit të këngës për fëmijë “Gëzimi ynë” ngjiten edhe maskotat e improvizuara nga artistët preshevarë me figura të filmave të animuar.

Mbrëmja finale e këtijë festivali organizohet sonte ku juria profesionale bën edhe shpalljen e fituesve të këngëve për fëmijë./presheva.com/