SHPËRNDAJE

Një fëmijë 7vjeçar nga Bujanoci është infektuar me COVID – 19 , lajm ky i konfirmuar në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc.

– Të shtunën e kaluaru Pacienti i lindur në vitin 2013 u transferua me urgjencë nga Vranja në Qendrën Klinike në Nish, dhe ne sapo kemi marrë konfirmimin se rezultati i mostrës së tij në covid-19 është pozitiv – thotë dr.Llella Jovanoviq, drejtoreshë në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc.

E pyetur mbi gjendjen shëndetësore të fëmiut, dr Jovanoviq na tha se ai është duke u “trajtuar me protokole përkatëse”

Ajo vuri në dukje se menjëherë janë ndërmarrë të gjitha masat i në përputhje me procedurat – pjesëtarët e tjerë të familjes menjëherë janë izoluar ndërkohë që Shërbimi epidemiologjik është duke hulumtuar kontaktet. Ky është rasti i gjashtë i konfirmuar infeksionit me COVID-19 në komunën e Bujanoc dhe fëmija i parë I prekur nga kjo sëmundje. Nga pasojat e infeksionit me këtë virus deri më tani dy persona kanë humbur jetën.

Deri më tani në Serbi është konfirmuar se janë tridhjetë fëmijë të infektuar me COVID – 19 , bëri të ditur imunologu Srgja Jankoviq në konferencë për shtyp të Shtabit të krizave, dhe të gjithë kanë një pasqyrë të butë klinike.