SHPËRNDAJE

Festim Isufi prezanton koleksionin e tij në Javën e Modes në Paris

Festim Isufi është dizajneri i parë shqiptar që prezantoi koleksionin e tij prej 20 veshjeve haute couture në Javën e Modës në Paris, ne Ritz Paris, në shtepinë e Coco Chanel, ku kanë prezantuar koleksionet e tyre dizajnerët më të famshem botëror.

Frymezuar nga përëndimi i diellit, Festimi solli ngjyrat e bukura të qiellit në koleksionin e tij të punuar e qëndisur me dorë me pasion e dashuri, në copa të veçanta e në modele unike, që fascinuan të ftuarit e mbremjes së 29 shkurtit në zemër të Parisit.

Sfilata u permbyll me fustanin magjepsës të nusërise nën tingujt e kënges Baresha në kujtim te ikonës së muzikës sonë Nexhmije Pagarusha, këngë kjo që emocionoi dhe çoi në këmbë të gjjthë të pranishmit e huaj dhe shqiptar.

Perveç fashionistëve të huaj, në sfilatën e Festim Isufit ishte edhe Armina Mevlani, Agnesa Vuthaj dhe Orinda Huta, e cila ka pergatitur një speciale per ‘Jo Vetem Mode’ për prezantimin e dizajnerit të parë shqiptar në javen e modës në Paris!

Per të përkrahur këtë ngjarje të rëndësishme i pranishëm ishte edhe Ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi dhe Jeta Abazi Gashi.

Mediat e huaja ishin te impresionuara nga dizajneri i ri me një talent të jashtzakonshëm, i cili me koleksionin e tij solli edhe një herë Kosovën në qendër të mediave te huaja, duke promovuar artin kosovar nderkombëtarisht./Indeksonline/